ZPS deklarohet për bastisjet: Është një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka dhënë detaje lidhur me operacionet e fundit të bastisjeve që i ka bërë në Kosovë.

Përmes një komunikate për media, ZPS njofton se “ky është një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.”

“Operacionet e ZPS-së këtë javë janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).”, thuhet në njoftim.

Kutjojmë se gjatë katër ditëvë të fundit janë bastisur shtëpitë e ish këshilltarëve të ish- presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, Ismail Syla, Blerim Shala, Bashkim Smakaj./21Media

Back to top button