Gjendet gruaja nga Drenasi e cila ishte raportuar e zhdukur

(Lajm i përditësuar)


Gruaja nga Drenasi e cila ishte raportuar e zhdukur është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, njofton Policia e Kosovës, përcjell portali rtv21.tv.

Gruaja në fjalë ishte zhdukuar me 27.10.2023 në Drenas.

Aktualisht hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin. Faleminderit mediave dhe qytetarëve për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Kjo grua është zhdukur, policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e saj

Policia e Kosovës u bënë thirrje qytetarëve për bashkëpunim për një person të zhdukur qe nga data 27 tetor 2023.

Bëhet fjalë për Shqipe Zekaj (1984), banuese në fshatin Vasilevë-Drenas, për të cilën nuk dihet asgjë qe nga dita e zhdukjes së saj.

Qe nga dita e raportimit e deri më tani, policia ka ndërmarrë një varg veprimesh si intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit, kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare, kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht etj.

“Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar. Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’ia kalojnë ato policisë përmes numrit 192”, thuhet në postimin e policisë në Facebook.

Back to top button