ZPS-ja mirëpret vendimin e Apelit në çështjen kundër Gucatit e Haradinajt

Ushtruesi i detyrës së prokurorit të specializuar, Alex Whiting ka mirëpritur aktgjykimin e Apelit në Hagë në lidhje me çështjen kundër ish-krerëve të OVL UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Apeli ka ulur dënimin për nga tre muaj ndaj Gucatit e Haradinajt, nga 4 vjet e gjysmë burgim në 4 vjet e tre muaj.
“E mirëpres gjykimin e sotëm të Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara, i cili përforcon sundimin e ligjit në Kosovë dhe dërgon mesazh të qartë ndaj të gjithë të përfshirëve në frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje ndaj dëshmitarëve apo pengim të drejtësisë”, tha Whiting. “ZPS-ja i merr këto krime shumë seriozisht dhe do të vazhdojë të hetojë dhe të bëjë ndjekje penale ndaj të gjithë të përfshirëve në çdo instancë. Ky rast ka qenë për kushtet e kërkuara për një administrim fer të drejtësisë dhe çfarë nevojitet për të bërë realitet sundimin e ligjit. Dëshmitarët duhet të jenë në gjendje të dëshmojnë pa pasur frikë nga hakmarrja apo ndëshkimi”, thuhet në komunikatë./21Media

Back to top button