​ZRrE-ja mori vendim për shtrenjtimin e rrymës 15%

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ka marrë vendim për shtrenjtim të energjisë elektrike për 15 për qind nga 1 prilli.

Rritja tarifore për 15 për qind do të jetë për gjitha kategoritë.

“Për konsumatorët deri 350 kilovat rritja do të jetë 2 euro e 8 cent, mbi 450 kilovat rritja do të jetë 4 euro, kurse për konsumatorët mbi 800 kilovat rritja 7 euro”, u tha në mbledhjen e ZRrE-së.

Arsyetimi për rritjen e tarifave është theksuar furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike në vend.

Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, ka deklaruar se ka qenë e domosdoshme rritja për 15 për qind e tarifave të energjisë elektrike për të pasur furnizim të vazhdueshëm.

Në konferencë për medie, pas mbledhjes së Bordit të ZRrE-së, Fejzullahi tha se shtrenjtimi i energjisë elektrike ka qenë edhe për shmangie të reduktimeve.

Back to top button