ZRRE-ja sot merr vendim për shtrenjtimin e rrymës

 

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) do të mblidhet sot ku pritet të miratohet shtrenjtimi i rrymës për.

ZRRE ka marrë vendim më 23 mars për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Vendimi pritet të hyjë ne fuqi nga prilli i këtij vitit deri në mars të vitit të ardhshëm.

Mbledhja e tretë e bordit ka në rend dite shtatë pika.

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme;

Shqyrtimi i propozimit të tarifave për Shfrytëzimin e Rrjetit të Transmetimit, Operimin e Sistemit dhe Operimin e Tregut (OST/OT) për vitin relevant tarifor 2023;

Shqyrtimi i propozimit të tarifave për Shfrytëzimin e Rrjetit të Shpërndarjes (OSSh) për vitin relevant tarifor 2023;

Shqyrtimi i propozimit të tarifave me pakicë për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU) për vitin relevant tarifor 2023;

Shqyrtimi i raportit vjetor për vitin 2022;Të tjera./21Media

Back to top button