Një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, të mërkurën në Prizren.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML në obduksion”, thuhet në raportin e Policisë, teksa bëhet e ditur se rasti po vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button