ZRRE ndalon prodhimin e rrymës në tri hidrocentrale në Deçan
14 Tetor 2020
Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka ndaluar prodhimin e energjisë nga kompania Kelkos në tri hidrocentrale në grykën e Deçanit.
Në mbledhjen e mbajtur sot, drejtori i ZRRE-së Petrit Pepaj ka thënë se kjo ndalesë do të mbetet deri në rilicensimin e kompanive.
Vendimi është marrë në ditën kur kësaj kompanie i ka skaduar licenca për prodhim të enegjisë.
Gjithashtu në këtë mbledhje është vendosur shkyçja nga operimi i kompanisë KELKOS e cila deri tash ishte duke zhvilluar punimet./kallxo.com