Zvicra kërkon që Kosova e Serbia të përmbahen nga veprimet që mund të ndezin situatën

Qeveria e Zvicrës ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga veprimet që mund të nxisin më tej situatën, pas tensioneve të fundit në veri.
Zvicra përmes një postimi në Tëitter ka theksuar se KFOR-i e EULEX-i janë çelësi për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në veri.
“Serbia dhe Kosova: U bëjmë thirrje edhe një herë të gjitha palëve të përfshira që të përmbahen nga retorika apo veprimet që mund të ndezin më tej situatën. KFOR-i dhe EULEX-i janë çelësi për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së komuniteteve lokale në veri të Kosovës”, ka shkruar Departamenti Federal i Punëve të Jashtme për Politikën e Jashtme Zvicerane dhe zhvillimet globale.


Veriu i Kosovës ka ngelur i bllokuar që nga 9 dhjetori veriu i Kosovës është i bllokuar me mbi 13 barrikada të vendosura nga serbët atje për ta kundërshtuar arrestimin e ish-policin Dejan Pantiq, Pantiqi po dyshohet se organizoi sulmet ndaj komisioneve komunale zgjedhore.
Të hënën, Bashkimi Evropian (BE) dhe KFOR-i kanë kërkuar që të hiqen barrikadat në veri./21Media

Back to top button