Kaloni te përmbajtja kryesore

Zvicra me lojtarë të konfirmuar ndaj Kosovës, Xhaka e Jashari në qendër

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet e para kualifikuese për Kupën e Botës 2026. “Helvetikët” do të përballen me Kosovën më 5 shtator dhe me Slloveninë më 8 shtator, të dyja në Basel.

Në listë nuk ka debutues, ndërsa rikthehen Cedric Itten, Joel Monteiro, Simon Sohm, Ruben Vargas dhe Denis Zakaria. Granit Xhaka do të jetë kapiten dhe lider i mesfushës, ndërsa Breel Embolo pritet të jetë sulmuesi kryesor. Ardon Jashari mund të startojë për herë të parë pas transferimit te Milani.

Yakin ka folur edhe për lojtarët shqiptarë: Leon Avdullahu ka zgjedhur të luajë për Kosovën, ndërsa Albian Hajdari mbetet në fokus të Zvicrës për të ardhmen.

Zvicra konsiderohet favorite në grup, përfshirë edhe Suedinë, dhe grumbullohet të hënën për ndeshjet vendimtare.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button