Zyberaj për Naim Murselin: Monstrumi është fshehur mes nesh si i sjellshëm e humanist

Jetlir Zyberaj, ish-shefi i stafit të ish-presidentit Behgjet Pacolli dhe bashkëpunëtor i ngushtë i tij e ka quajtur monstrum Naim Murselin, që kishte qenë këshilltar i Pacollit.

Zyberaj shkroi në Facebook se “sot drejtësia nisi procesin ndaj një monstrumi, Naim Murselit”.

Ai shkroi se Murseli ishte fshehur mes kolegësh “duke u paraqitur i qetë dhe i sjellshëm, madje edhe humanist”.

“Në mënyrë dinake dhe të pabesë, ashtu siç kreu aktin mizor ndaj një nëne, ndaj gruas së tij, ai është fshehur mes nesh, duke u paraqitur i qetë dhe i sjellshëm, madje edhe humanist. Procesi që nis sot është një sfidë për të parandaluar njëherë e mirë Naimët e tjerë, të cilët vrasin tinëzisht natën dhe qajnë ditën”, shkroi ai.

 

Back to top button