Zyra e Presidencës del me sqarim: Osmani nuk do të takohet nesër me Escobar

Zyra e Presidencës ka dalë me një sqarim lidhur me një lëshim teknik që është bërë për agjendën mediale të presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

Bëhet e ditur se është ripërsëritur njoftimi lidhur me takimin e javës së shkuar mes Presidentes Osmani dhe zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar.

“Të nderuar përfaqësues të mediave, ju njoftojmë se sot si rrjedhojë e një lëshimi teknik është ripërsëritur njoftimi lidhur me takimin e javës së shkuar mes Presidentes Osmani dhe zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve z. Escobar: Agjenda mediale e Presidentes Osmani për datën (17 mars 2023). Ju njoftojmë se kjo agjendë siç edhe është e cekur ka qenë për datën 17 mars, dhe se nuk është për nesër. Ju kërkojmë ndjesë për këtë lëshim dhe shpresojmë në mirëkuptimin tuaj!”, ka njoftuar Zyra e Presidencës.

Back to top button