Anglia e mposht Italinë, Ronaldo shkëlqen në fitoren e Portugalisë

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e sotme të programit të ciklit kualifikues për në Kampionatin Evropian Euro 2024, ku kemi rezultate tejet interesante.

Sllovenia ishte kombëtarja e parë që regjistroi fitoren e parë të këtij cikli kualifikues, duke e mposhtur Kazakistanin 2:1.

Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe Kombëtarja e Anglisë, e cila si mysafire e mposhti Italinë 2:1. Golat për “Tre Luanët” i shënuan Declan Rice (minuta e 13’) dhe Harry Kane (minuta e 44’), kurse golin e nderit për Italinë e shënoi Mateo Retegui në minutën e 56’.

Ndërkaq, fitoren më të thellë sot e shënoi Kombëtarja e Portugalisë, e cila e mposhti bindshëm 4:0 Lihtenshtajnin.

Ronaldo me dy gola (minuta e 51’ dhe 63’), Cancelo (minuta e 8’) dhe Silva (minuta e 47’) vulosën fitoren e Portugalisë sot.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme në kualifikimet drejt Kampionatit Evropian Euro 2024:

Kazakistani 1:2 Sllovenia

Bosnja e Hercegovina 3:0 Islanda

Danimarka 3:1 Finlanda

Italia 1:2 Anglia

Maqedonia e Veriut 2:1 Malta

Portugalia 4:0 Lihtenshtajni

San Marino 0:2 Irlanda e Veriut

Sllovakia 0:0 Luksemburgu

Back to top button