Kaloni te përmbajtja kryesore

Zyrapi pyetet për organizimin e logjistikes së UÇK-së dhe për pavarësinë e zonave

(Lajm i përditësuar)


Në vazhdim të pyetjeve, avokates së Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagnedra, u përqendrua të organizimi i logjistikes së UÇK-së e cila sipas saj, bazën kryesore e kishte në Divjakë të Shqipërisë

Ajo e pyeti dëshmitarin Bislim Zyrapi lidhur me deklaratën e Komandantit të Zonës së Llapit të UÇK-së, Rrustem Mustafa, i cili sipas saj në dëshminë e dhënë në ketë proces gjyqësor, ka thënë se ka pasur mundësi të siguronte armë nga Bosnja dhe Serbia.

“Mustafa ka dëshmuar që ka pasur mundësi të siguronte armë nga Bosnja dhe Serbia gjatë luftës. Ai ka shtuar gjithashtu që ka shtuar kontribute vullnetare të dhëna nga disa njerëz si brenda dhe jashtë Kosovës”, tha avokatja.

Pas pyeti dëshmitarin se a se a është në dijeni të kësaj gjendje, dëshmitari shkurtimesh u përgjigj me po.

Pas kësaj, avokatja tha se sa i takon aspektit logjistik dhe financiar, zonat kishin një linjë të pavarur për furnizime dhe financime dhe Shtabi i Përgjithshëm në Divjakë nuk kishte kontroll apo jo?

Përgjigjja e dëshmitarit lidhur me ketë pyetje nuk u dëgjua, mirëpo sipas mimikës trupore u duke që ai u pajtua ne konstatimin e bërë në formë pyetje nga avokatja.

Paraprakisht, avokatja e pyeti dëshmitarin lidhur librin e Bardhë Hamzajt me titull “ Një narrativë për luftën dhe lirin”, ku në të ndër të tjera thuhej se Ramush Haradinaj kishte krijuar një mekanizëm paralel logjistike dhe kishte vendosur Mustaf Selmanaj si shef të saj.

Lidhur me këtë, dëshmitari Zyrapi tha se Haradinaj e ka konsideruar që e ka bërë një vije të veçantë, por sipas tij ka qenë në kuadër të bazës se logjistikes së UÇK-së.

“U mundua në atë drejtim ta bëj një paralel në fakt, por të gjithë ata njerëz që kanë furnizua atë zonë kanë qenë të bazës së logjistikes së UÇK-së, po që kanë qenë të dedikuar drejt për Zonën e Dukagjinit. Kështu që ai e ka konsideruar që e ka bërë një vije të veçantë, por jo ajo ka qenë në kuadër të bazës se logjistikes së UÇK-së”, tha Zyrapi.


Zyrapi: Haradinaj kërkoi të di për kriterin e emërimit të Krasniqit zv-komandant i Shtabit të Përgjithshëm

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë pas përfundimit të dëshmisë se dëshmitarit të 77-të, sot ka rifilluar dëshminë e tij dëshmitari i 75-të i ZPS-së, Bislim Zyrapi në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Edhe sot, dëshmitari Zyrapi është duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Krasniqit përmes avokates Venkateswari Alagnedra. Ajo e pyeti dëshmitarin për një dokument në të cilin thuhej se Ramush Haradinaj kishte kërkuar të informohej për kriteret që janë përdorur për emërimin e Jakup Krasniqit si zëvendëskomandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Pas një ftese të marrë me emrin e Jakup Krasniqit, gjeja e parë që ai (Ramush Haradinaj) e ve në diskutim është të kërkoj kriteret për emërimin e Jakup Krasniqit si zëvendëskomandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. …Kërkoj të njoftohen komandantet e zonave, ose unë si komandat i zonës se caktuar, me kriterin e caktimit të kuadrit komandues pranë Shtabit të Përgjithshëm, konkretisht kërkoi të di për kriterin e emërimit të Jakup Krasniqit zëvendëskomandant i Shtabit të Përgjithshëm”, tha avokatja Alagnedra.

Lidhur me këtë, dëshmitari Zyrapi tha se është një raport që janë kërkuar kriteret.

Pas kësaj, avokatja Alagnedra kërkoi që ky dokument që mbanë numër U009- 1991 deri 1992 të pranohet si provë materiale, dokument i cili edhe u pranua.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button