​Zyrtare, Cuadrado lojtar i Interit

Interi edhe zyrtarisht ka kompletuar transferiumin e Juan Cuadrados.

Kolumbiani ishte pjesë e Juventusit, por u nda me ta pasi i përfundoi kontrata në muajin qershor dhe nuk e vazhdoi atë, derisa Interi merr shërbimet e tij me parametra zero.

Ai ka nënshkruar kontratë një vjeçare me 2.5 milionë euro pagë neto. Tifozët e Interi kanë shfaqur pakënaqësi me ardhjen e tij për shkak se në shumë raste Cuadrado kishte treguar shenja urrejtjeje ndaj Interit.

Ai kaloi dy sezone e gjysmë në Toskanë, për të fluturuar më pas në Londër, me Chelsean, kolumbiani fitoi trofetë e parë të karrierës së tij, Kupën e Ligës dhe Premier League në 2015.

Te Juventusi Cuadrado i kaloi tetë vjet, duke fituar gjithsej njëmbëdhjetë trofe.

Back to top button