Zyrtare, Evertoni e shkarkon Rafael Benitezin
Skuadra e Premier Ligës, Everton ka njoftuar edhe zyrtarisht se ka ndërprerë bashkëpunimin me spanjollin, Rafael Benitez.
“Klubi i Futbollit Everton mund të konfirmojë largimin e Rafael Benitez si trajner i ekipit të parë. Benitez, i cili iu bashkua Evertonit në qershor 2021, është larguar nga klubi me efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin e skuadrës angleze.
Në këtë njoftim gjithashtu bëhet e ditur se për trajnerin e ri skuadra do të njoftojë në kohën e duhur.