Kaloni te përmbajtja kryesore

Zyrtare, Gotze nënshkruan me kampionin e Ligës së Evropës – foto

Tanimë është bërë zyrtare edhe nga vetë klubi gjerman, ku Mario Gotze rikthehet në Bundesliga duke u transferuar te skuadra e Eintracht Frankfurtit.
Gotze largohet nga skuadra e PSV Eindhoven dhe i bashkohet kampionit të Ligës së Evropës në një kontratë tre vjeçare, respektivisht deri në vitin 2025.
30-vjeçari ka luajtur 77 herë përgjatë dy sezoneve të fundit me PSV Eindhoven, me të cilin fitoi Superkupën Holandeze në vitin 2021 dhe Kupën Kombëtare në vitin 2022, duke regjistruar 18 gola dhe 18 asistime mbi emrin e tij.
Po ashtu, Gotze ka bërë më parë 219 paraqitje për Borussia Dortmundin dhe 114 sosh për Bayern Munich nga viti 2010 deri në vitin 2020.
Gotze ka fituar pesë tituj të Bundesligas, katër Kupa DFB, Superkupën e UEFA dhe Kupën e Botës për Klube, ndërsa bëri 63 paraqitje për kombëtaren gjermane, ku edhe e festoi suksesin e tij më të madh në vitin 2014, kur shënoi golin e vetëm në fitoren e artë 1:0 kundër Argjentinës në kohën shtesë në Kupën e Botës në Brazil për të fituar titullin.
“E pres me padurim debutimin me Eintracht Frankfurt. Ky klub ka pësuar një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe ka nisur një rrugë emocionuese dhe ambicioze, në të cilën tani mund ta shoqëroj klubin”, tha Gotze.
“Ky klub ka një themel të madh. Nga stadiumi te tifozët në qytet, gjithçka më përshtatet. E pres me padurim rikthimin tim në Bundesligë. Përveç kësaj, ne kemi mundësinë të luajmë në Ligën e Kampionëve”, shtoi më tej mesfushori gjerman.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button