Zyrtare: Kryeziu përforcon kampionin

Kampioni i Kosovës, Ballkani e ka bërë zyrtare transferimin e sulmuesit, Almir Kryeziu.
Kryeziu, i cili së fundmi ishte pjesë e Dritës, ka nënshkruar tani një marrëveshje tre vjeçare me Ballkanin.
Sulmuesi këmbëshpejtë i është bashkuar menjëherë në stërvitje Ballkanit, kështu duke përforcuar më shumë ekipin e Ilir Dajës.
“Klubi i uron mirëseardhje Almirit dhe shumë suksese të përbashkëta drejt synimeve tona”, shkruhej në komunikatën e Ballkanit.