Zyrtarët ukrainas raportojnë për dhjetëra civilë të vrarë nga bombardimet ruse

“Komunitetet e Zelenodolsk dhe Shyrokiv vuajnë më shumë. Për fat të keq, gjashtë njerëz vdiqën atje – 179 shtëpi, dy shkolla, një kopsht fëmijësh dhe një spital u shkatërruan ose u dëmtuan”, tha Valentyn Reznichenko, kreu i administratës ushtarake të rajonit Dnipropetrovsk të Ukrainës.
Reznichenko tha se fshatrat dhe qytetet në Kryvyi Rih janë “të mbushura me municione thërrmuese për shkak të granatimeve” dhe ka një problem me furnizimin me gaz, energji elektrike dhe ujë.
Ndërkohë, në Kharkiv, pesë persona u vranë dhe 14 u plagosën në sulmet ruse, sipas Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Khakiv.
“Sot armiku sulmoi rajonin e Kharkiv, në veçanti vendbanimet në drejtimet veriore dhe verilindore”, tha Syniehubov dhe shtoi se sulmet goditën ndërtesat e banimit në Zolochiv.
“Pesë shtëpi u shkatërruan. Armiku gjithashtu goditi sot lagjen Chuhuiv”, tha Syniehubov të enjten në një pyetje dhe përgjigje të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin kombëtar ukrainas, shkruan CNN
Syniehubov tha se forcat e armatosura të Ukrainës “mbajnë pozicionet e tyre në drejtimet veriore dhe verilindore”.
Kur u pyet se pse ushtria ruse po bombardon infrastrukturën civile, edhe pse nuk ka konfrontime të dukshme midis ushtrive ruse dhe ukrainase në rajonin e Kharkiv për momentin, Syniehubov u përgjigj se forcat ruse “përqendruan vëmendjen e tyre në terrorin e popullatës civile”./21Media

Back to top button