Zyrtarët ukrainas thonë se forcat ruse e granatuan portin Odesa

Autoritetet në portin më të madh të Ukrainës, Odesa, thonë se forcat detare ruse në Detin e Zi kanë bombarduar disa ndërtesa banimi në periferi të qytetit.

Është hera e parë që goditet ndërtesa atje.

Një zëdhënës i administratës ushtarake rajonale tha se nuk kishte viktima.

Marina ruse ka bllokuar Odesën, e cila shihet si një objektiv kryesor strategjik dhe simbolik për Rusinë./21Media

Back to top button