Zyrtarisht mbyllet Kualifikimi për Lojëra Olimpike, Kuka: Caku medalja Olimpike

Trajneri i Xhudos, Driton Kuka ka bërë të ditur se sot zyrtarisht konfirmohet mbyllja e Kualifikimit për Lojëra Olimpike 2024.

Tutje, ai ka treguar listën zyrtare të ekipit tonë të xhudos, që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Paris 2024, Akil Gjakova -73kg, Distria Krasniqi -52kg, Nora Gjakova -57kg, Laura Fazliu -63kg dhe Loriana Kuka -68kg.

“Sot zyrtarisht konfirmohet mbyllja e Kualifikimit për Lojëra Olimpike! Punë e madhe e përkushtim tash shkojmë tutje! Caku medalja Olimpike Do Zoti shpaguhet mundi dhe puna e këtij ekipi dhe mbarë federatës tonë me medalje Olimpike të radhes”, ka shkruar Kuka në “Facebook”./21Media

Back to top button