Zyrtarizohen marrëdhëniet diplomatike Kosovë-Izrael

Haradinaj-Stublla: SHBA bëri të mundur këtë marrëdhënie.-Ashkenayz: Sot po bëjmë histori, po normalizojmë marrëdhëniet mes Izraelit dhe Kosovës

Kosova dhe Izraeli zyrtarizuan marrëdhëniet diplomatike.
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, përmes një ceremonie virtuale, nënshkruan dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, për të rritur bashkëpunimin në sferën politike, ekonomike, të tregtisë, teknike e kulturore dhe sfera të tjera./21Media

Back to top button