Zyrtarja e Presidencës: Jahjaga u falënderua tre herë, Presidentja insistoi që ajo të flas në ceremoni

Pas raportimeve se Presidentja Osmani nuk e ka falënderuar ish presidenten Atifete Jahjagën për kontributin në sigurimin e pajisjes PET-skaneri, ka Learta Hollaj, shefja e kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ka reaguar

Sipas saj, Osmani e ka falenderuar tri herë Jahjagën gjatë fjalimit në ceremoninë e pranimit të pajisjes.
“1. Presidentja sot në fjalimin e saj, tri herë e ka falënderuar ish-Presidenten Jahjaga dhe Fondacionin Jahjaga (shih linkun e fjalimit në koment). Po ashtu, donatorët janë falënderuar veçanërisht në komunikimet publike të Presidentes, ndërsa udhëheqesit të organizatës, i është ndarë Medalje Presidenciale. Por, donacioni është 100% nga Alëaleed Philanthropies, të cilit jo veç Presidentja, por të gjithë duhet t’i jemi posaçërisht mirënjohës.. 2. Para pothuajse një viti, me kërkesë të Fondacionit Jahjaga dhe ish-Presidentes Jahjaga është realizuar takim me Presidenten Osmani. Në takim është përmendur mundësia që të sigurohet PET skaneri përmes donacionit bujar të Alëaleed Philantrophies. Mirëpo, sigurimi i donacionit do të mund të përmbyllej me sukses vetëm pas një garance dhe angazhimi të drejtpërdrejt të Zyrës së Presidentes. Menjëherë, Presidentja Osmani ka ofruar bashkëpunim dhe gatishmëri për t’u siguruar që çdo gjë kryhet në kohën sa më të shpejtë”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Më tej ajo ka thënë se ka qenë pikërisht presidentja Osmani ajo që ka insistuar që edhe Jahjaga ta marrë fjalën në ceremoni.

“residentja Osmani e ka marr nën patronat organizimin e ceremonisë së pranim-dorëzimit, të mbajtur sot, pikërisht për t’u siguruar që të njihet kontributi i të gjithëve. Andaj, pikërisht Presidentja Osmani ka insistuar që ish-Presidentja Jahjaga ta ketë fjalën në atë ceremoni.”, ka shkruar ajo.

Back to top button