​Lladrovci u takua me deputetët britanik

Biseduar për mundësitë që ofron Drenasi për investimet e huaja

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka pritur në takim deputetët, Martin Vickers dhe John Grogan, nga Mbretëria e Bashkuar, me të cilët ka bashkëbiseduar për mundësitë që ofron Drenasi për investimet e huaja në lëmin e ekonomisë, sportit, kulturë dhe fusha të tjera.

Lladrovci së bashku me deputetët Vickers dhe Grogan si dhe Zenel Hoxha, nga Dhoma e Tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar, Fadil Maqedonci dhe Freskim Rushiti, kanë vizituar edhe sheshin dhe shtatoret e Fehmi e Xhevë Lladrovci në Drenas si dhe Memorialin dhe Kullat e Jasharajve në Prekaz.

Lladrovci ka falënderuar delegacionin e Mbretërisë së Bashkuar për këtë vizitë dhe ka vlerësuar se ardhja e tyre në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, fuqizon edhe më shumë bashkëpunimin e mundshëm që Drenasi të këtë me komunat e këtij vendi dhe investimet nga Mbretëria e Bashkuar.

Deputetët e Mbretërisë së Bashkuar, kanë uruar kryetarin Lladrovci me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë dhe kanë përgëzuar me rastin e marrjes së çmimit si komuna më e mirë për transparencë në Kosovë dhe theksuar se pushteti lokal, suksesin e mbështet dhe dëshmon me këtë cilësi menaxhuese.

Back to top button