Kaloni te përmbajtja kryesore

Cena ndalet në raundin e tretë të Evropianit të xhudos në Zagreb

Xhudisti ynë, Dardan Cena është mposhtur në raundin e tretë të Kampionatit Evropian të xhudos për Senior që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Cena u mposht në raundin e tretë nga xhudisti nga Moldavia, Adil Osmanov.

Cena e nisi raundin e parë të këtij Evropiani pa luftë, ndërsa në të dytin fitoi kundër italianit Manuel Parlati, vetëm për tu mposhtur më pas nga xhudisti moldav, Adil Osmanov.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button