22 të vdekur dhe 37 të lënduar nga përplasja e dy autobusëve

Aksidenti ka ndodhur të shtunën

Së paku 22 persona kanë vdekur dhe 37 janë lënduar si pasojë e një përplasjeje mes dy autobusësh në Bolivi. Aksidenti ka ndodhur të shtunën.

Autoritetet bëjnë të ditur se gjendja e të lënduarve është serioze dhe janë dërguar në spitalet më të afërta.

Komandanti i Challapatas, Martin Feliciano u ka thënë Associated Press se numri i të vdekurve mund të rritet.

Në një raport të policisë bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe njëri nga autobusët ka dalur në kahun e kundërt të rrugës./21Media

Back to top button