Ministria e Mjedisit financon projektin, ndërkaq komuna merr përsipër të financojë çdo obligim shtesë

Ministria e Mjedisit financon projektin, ndërkaq komuna merr përsipër të financojë çdo obligim shtesë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për vazhdimin e punimeve në lumin Mirusha.

Sipas këtij memorandumi, Ministria e Mjedisit e financon këtë projekt në shumën prej 250 mijë euro, ndërkaq Komuna e Gjilanit merr përsipër të financojë çdo obligim shtesë që del jashtë kësaj shume.

Sipas një komunikate, kryetari Haziri dhe Matoshi janë dakorduar që me 28 nëntor të këtij viti, me një ceremoni zyrtare të përurojnë projektin e lumit Mirusha në Gjilan./21Media