Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë

(Lajm i përditësuar)


Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë

Sekretarja e përgjithshme e  PDK-së,  Vlora Çitaku në emsionin “Click” në RTV21  tha se subjekti politik ku ajo bën pjesë në thelb nuk vë vija të kuqe me askënd për koalicion.

Ajo tha se vijat e kuqe janë shpikur nga Vetëvendojse.

“Ne mendojmë se me Lëvizjen Vetëvendosje e kemi të vështirë të realizojmë planin tonë, mirëpo duhet të zhveshet nga këto termat e rëndë përjashtues e ndonjëherë edhe linçues”, tha ajo.

Ajo përmendi koalcionin e PDK-Vetëvendosje në Gjilan dhe Podujevë, që sipas saj nuk funksionojë.

Çitaku u shpreh e bindur Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të dalë në opozitë.

“Po e them me siguri të plotë, jo me arrogancë.”,  u shpreh ajo.


Zgjedhjet, Çitaku thotë se nga java e ardhshme do të ketë nisma konkrete në Kuvend

Sekretarja e përgjithshme e  PDK-së,  Vlora Çitaku në emsionin “Click” në RTV21 tha se nga java e ardhshme tha se ky subjekt politik do të ketë nisma në Kuvend sa iu përket zgjedhjeve.

“Prej javës së ardhshme do shihni nisma konkrete në Parlamentin e Kosovës…po përtej asaj do të kemi edhe mocione..” njoftoi ajo.

 


Çitaku e bindur se Bedri Hamza do të jetë kryeministër i Kosovës

Sekretarja e përgjithshme e  PDK-së,  Vlora Çitaku në emsionin “Click” në RTV21 u shpreh e bindur se Bedri Hamza do të jetë kryeministër i Kosovës.

“Këtë besim timin nuk e kam vetëm për shkak të intuitës politike, por edhe për shkak të matjeve në terren Bedri  Hamza do të jetë kryeministër i Kosovës, jam e bindur”., tha ajo.

Sa iu përket koalicioneve tha se ende nuk kanë disktuar me parti të tjera .


Çitaku: Për Kurtin egoja e tij personale është më e rëndësishme se fati i Kosovës

Sekretarja e përgjithshme e  PDK-së, Vlora Çitaku në emsionin “Click” në RTV21 tha se pritja qenë se themelimi i Asociacionit do të jetë kundërvlerë e njohjës reciproke .

Kur u pyet a duhet të bëhet kompromis që Asociacioni të dërgohet në Kushtetuese në këmbim të anëtarësimit në KE, ajo tha se një gjë e tillë nuk do të ishte problem, megjithatë sipas Çitakut problem i Kurtit është që për ta dëgruar në Kushtetuese duhet ta miratojë në Qeveri.

“ Për kryeministrin Kurti egoja e tij personale është më e rëndësishme se fati i Kosovës”, tha  Çitaku.

Ajo tha se si opozitë i kanë dhënë Kurtit tërë komoditetin në procesin e dialogut.


Çitaku: Jam e bindur se rezultati i zgjedhjeve të përgjitshme do të jetë befasues

Sekretarja e PDK-së Vlora Çitaku në emsionin “Click” në RTV21 u shpreh se rezultati i zgjedhjeve do të jetë befasues.

“ Unë jam e bindur se rezultati i zgjedhjeve të përgjitshme do të jetë befasues për shumë kë, siç ka qenë befasues edhe rezultati i zgjedhjeve lokale”, tha ajo


Çitaku: Kjo opozitë shpëtoi Kosovën nga tendecat autoritare të Kurtit

Sekretarja e përgjithshme e  PDK-së, Vlora Çitaku në emsionin “Click” në RTV21 tha se opozita në përgjithësi, jo vetëm PDK- është kritkuar padrejtësisht. Sipas saj kjo opozitë aktualisht që Kosova të bëhet shtet totalitar.

“Kjo opzitë e cila shpeshëherë edhe padrejtësith është krituar, me nismat e saj të dërguar në Gjykatën Kushtetuese ka arritur që të shpëtoi Kosovën nga tendencat autoritare dhe totalitare të kryeministrit aLbin Kurti, duke dërguar lëndët për trajtim ligjet…kjo është detyra e opozitës, detyra e opozitës nuk është të çirret as të hedh vezë.”,  tha ajo.


Çitaku: Sjellja e papërgjegjëshme e Kurtit solli zbehjen e ambicjeve të aleatëve tanë

Sekretarja e përgjithshme e  PDK-së, Vlora Çitaku vlerësoi se kryeministri Kurti  ka shkelur çdo premtim dhe çdo zotim.

“Kryeminsitri Kurti vazhdon të flas si opozitar dhe, veprimet në Bruksel i ka komplet të njëanshme.”, tha ajo në emsionin “Click” në RTV21.

Ajo mohoi se “i kanë lënë në duar Kurtit pataten e nxehtë”, duke thënë se i lanë vetëm Kosovën pavarur me 100 njohje.

Ajo shtoi se Kurtit ia kanë lënë dy letra të njëpasnjëshme të presidentit amerikan që flasi për një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse me njohje në qendër.

“E vërteta është se sjellja e papërgjegjëshme , avantureske e kryeminsitrit Kurti solli edhe zbehjen e reduktimin e ambicjeve të aleatëve tanë pati një keqlexim të tmerrshëm të konstestit të ri gjeopolitk pas ndërhyrjes pas agresionit rus në Ukrainë”, tha Çitaku.


Çitaku zotohet se nëse Hamza vjen në pushtet do t’i rrisë pagat

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku vlerësoi se aktualisht jeta në Kosovë është bërë e vështirë, sipas saj rritje kanë pësuar vetëm çmimet.

Kur u pyet se nëse vijnë në pushtet a do t’i ulin çmimet, ajo tha se do t’i rrisn pagat.


Çitaku thotë se asnjëherë nuk do të bëjnë opozitarizëm siç ka bërë Vetëvendosje

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në emisionin “Click’në RTV21 pohoi se “Qeveria Kurti është e korruptuar”.

Sipas saj një gjë të tillë nuk po e thotë vetëm ajo por edhe raportet ndërkombëtare.

“Janë mbi 200 milionë euro taksa të Kosovës të shpenzuara në kontrata njëburimore…kemi pasur kontrata  një burimore në çdo sektor, ekonomi , arsim e kështu më radhë, nuk ka resor qeveritar që nuk është prekur nga kontratat një burimore…”, tha Çitkau duke shtuar se edhe pasi një gjë e tillë u diksutua në Kuvend , pushteti vazhdoi të nënshkruajnë kontratat njëburimore.

Kur u pyet se pse nuk kanë ndërmarrë ndnjë veprim për të parandaluar një gjë të tillë, sekretarja e PDK-së tha se subjekti ku ajo bën pjesë nuk do të bjë asnjë herë opozitarizëm siç ka bërë Vetëvendosje.

“Ne nuk do të hedhim gurë, nuk do të hedhim gaz lotësjellës, nuk do të sulmojmë njerëz në rrugë…( do ta bëjmë) duke punuar me qytetarët.”, tha ajo.


Çitaku: Raporti i DASH dhe ai “Freedom house”  e pasqyrojne realitetin në Kosovë

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në emsionin “Click” në RTV21 tha se në Kosovë nuk mund të flitet për progres në asnjë fushë.

“Tash e 4 vite prej kur se zoti Kurti udhëheq Qeverinë në Kosovës nuk mund të flitet për progres, për përparim në asnjë fushë”

“Shoqëria kosovarë nuk ka qenë me e polarizuar nga brenda dhe asnjë herë  raportet  nuk kanë qenë në këtë shkallë të acaruara me aleatët tanë kyç”, tha çitaku.

Duke komentuar raportin e DASH dhe të “Freedom Huse” tha se e pasqyrojnë realitetin e në Kosovë.

“Kemi ngulfatje të fjalës së lirë , kemi cenime të pavarësisë së insitucioneve të pavarura , nuk ka përparim pothuajse në asnjë fushë, sigurisht që këto zhvillime i shohim me shqetësim…fatkeqësishit këto dy raporte janë gjendja reale në Kosovë, ju e keni parë kryeminsitrin e Kosovës nga foltorja e Kuvendit të adresojë kritika kundër sistemi prokurorial dhe kundër emrave të përveçshëm…është tërësisht e paprecedentë”, shtoiajo.

Sipas saj nuk ka ndodhur asnjë herë që një kryeministër të sulmojë me emër prokuorët vetëm se ata po e bjënë punën e tyre.

Sa i përket skandaleve në KEK, Çitaku tha se do të zbulohen shumë shpejt.

“Do të shpaloset shumë shpejt besoj skema kriminale përmes së cilët indivitët kanë shpërdorur miliona”, deklaroi Çitaku./21Media

Back to top button