Hoyt Yee i dërgon letër përkrahëse Arbana Xharrës

Xharra është rrahur para banesës së saj më 13 maj

Ish gazetarja tanimë anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra, ka marr një letër përkrahëse nga zëdhënës ndihmës sekretari amerikan Hoyt Brian Ye, pas sulmit fizik ndaj saj. Letrën e ka publikuar Xharra në llogarinë e saj në Facebook.

“Duke shprehur konsideratat e mia më të larta për z. Hoyt Yee për letrën personale përkrahëse, dua ta falënderoj edhe Ambasadorin Amerikan z. Delawie, por edhe gjithë stafin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë për kujdesin e veçantë dhe solidarizimin e tyre miqësor.  Mirënjohja ime dhe e familjes sime është e pafund për të gjithë dashamirët e Kosovës mike dhe partnere të komunitetit euroamerikan. z. Yee, ju lutem pranoni shprehjen e vlerësimit tim më të lartë, ne jemi të bekuar të kemi një mik tek ju dhe tek populli amerikan”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Xharra është rrahur para banesës së saj më 13 maj. Gjendja e saj shëndetësore tanimë është përmirësuar, por ende nuk dihen autorët e sulmit./21Media

Back to top button