Bayern kërkojnë yllin nga Liga Kineze

Kampionët gjermanë megjithëse kanë një mesfushë fantastike, janë në kërkim të një mesfushori tjetër

Mesfushori i klubit kinez Guangzhou Evergrande Paulinho sipas RMC kërkohet nga Bayern Munich për një transferim të mundshem veror, shkruan rtv21.tv.

Reprezentuesi brazilian ka impresionuar me paraqitjet e tij për kombëtaren e Brazilit, duke ndihmuar klubin që të kualifikohet për botërorin Rusi 2018.

Trajneri i Bayern Munich Carlo Ancelotti është shumë i impresionuar me 28 vjeçarin,  andaj kërkon shërbimet e ish futbollistit të Tottenham-it./21Media

Back to top button