Kërkohet të ushtrohet presion mbi Listën Serbe

Haradinaj deklaroi se ka deputetë serbë të gatshëm për ta votuar projektligjin për FSK-në

Kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Daut Haradinaj,  është shprehur mirënjohës ndaj aleatëve të NATO-s për siç ka thënë ai krijimin e stabilitetit në vend.  Ai ka shtuar se pasi janë krijuar kushtet në kuptimin ligjor të dalura nga Pakoja e Ahtisarit  dhe është arrit sensibilizimi për trasformin e FSK-së në FAK janë inicu debate për këtë qëllim. “Ka deputetë serbë në Parlamentin e Kosovës të gatshëm për me e votu këtë projekligj. FSK nuk ka në asnjë mënyrë diskriminin e komuniteteve. Rruga ma e mirë nëpërmes ndryshimeve kushtetuese është mënyra më e mirë për transformim të FSK-së.”, ka thënë ai në tryezën me temë ” Çka të bëjë Parlamenti për FSK-në?”

Ndërkohë ka shtuar se duhet t’i bëhet presion Listës Serbe, si dhe ka thënë  se me votimin e ushtrisë fillon vetëm ndëritmi i sa, “Nëse statrojmë këtë vit i bjen që në 2027 do të kemi trupa me kapacitet të plotë. Asnjë aryse Kosova nuk e ka as me u ngut as me u ndi keq. “, ka dekalruar ai.

Ndërkaq Zv ministri i FSK-së, Muhamet Latifi, ka thënë se duhet filluar debati me komunitetin serb. Ai gjithastu ka deklaruar  se duhet ndoshta t’i bëhet më shumë presion Listës Serbe që të vijnë në debat për të diskutuar për ushtrinë. Ai ka konsideruar që formimi i ushtrisë është një nevojë e cila është në te mirë të të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë.

Kurse Kryetari i Komisionit për AKI, Haxhi Shala ka thënë se çështja nevojës së Kosovës për ushtri nuk do diskutim, ai ka konsideruar që FSK është e gatshme të jetë e barabartë më të gjitha ushtritë karshi NATO-s. Ai ka shtuar  se edhe infradtrukta është në rregull, por ajo që ka dështuar është politika. Shala ka deklaruar se nuk e dinë nëse Qeveria e Kosovës e ka në plan këtë transfromim.

Ndërkohë deputetja Ganimete Musilu ka deklaruar se është bërë e ditur se duhet të shterren të gjitha mundësitë për të kaluar ky proces në mënyrën më të mirë të mundshme. “Ne si deputetë s;kemi asnjë dilemë për këtë, përveç  Listës Serbe që do t’i thoshte jo votimit të një ligji të tillë.”, ka thënë ajo.

Musliu ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që t’i bindin deputetët e Listës Serbe. /21Media

Back to top button