A e lejon Kushtetuta Presidentin Thaçi të bëjë kompromise me Serbinë?

“Përfaqësimi i shtetit nuk do të thotë nënshkrim i marrëveshjeve dhe kompromiseve”

Juristi Enver Hasani, ka treguar se në bazë të Kushtetutës a lejohet që Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi të bëjë kompromise me Serbinë.

Hasani thotë që sipas Kushtetutës, Presidenti Thaçi nuk mund të bëjë pazar me diçka që nuk ka mandat kushtetues.

Funksioni Kushtetues i shefit të shtetit në demokraci parlamentare cfare është Kosova nuk është me bë kompromise jashtë asaj që e ka në 84 dhe në nenin 18.2. Do të thotë, se ai nuk mund të bëjë pazar me diçka që nuk ka mandat kushtetues. Mandati kushtetues dihet kush ka me ba pazar me territor e kush është goja e sovranit.”, ka thënë Hasani.

“Shefi i shtetit ka funksion në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Bullgari të gjitha këto është përfaqësues  dhe garantues i funksionimit normal të insitucioneve përmes kundërfirmës siguron unitetin juridik kushtetues të popullit përmes kompetencave që i ka në nenin 84 dhe asnjë gjë tjetër.”, është shprehur ai.

Hasani gjithashtu ka deklaruar që përfaqësimi i shtetit nuk do të thotë nënshkrim i marrëveshjeve dhe kompromiseve me çështje që janë jashtë nenit 84-it dhe 18.2./21Media

Back to top button