Adem Grabovci hesht për përgjimet

Adem Grabovci ka qëndruar në heshtje gjatë intervistimit në lidhje me përgjimet telefonike

Ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës gjatë intervistës së sotme në prokurori në lidhje me përgjimet e bisedave telefonike ka qëndruar i heshtur.

Lajmin për qëndrimin në heshtje të Grabovcit në prokurori e bëri të ditur për KALLXO.com avokati Florent Latifaj.

“Prapë është mbrojtur në heshtje, e kena dhanë arsyen që provat janë të kundërligjshme, u ka kalu afati, hetimi ka pushu dhe s’mundet ma me fillu pa prova të reja”, ka thënë Latifaj
Grabovci në këto momente e ka kryer intervistën dhe është larguar nga objekti i Prokurorisë Speciale.

Edhe kur u intervistua në shtator të vitit të kaluar, Grabovci, i udhëzuar nga avokati i tij Florent Latifaj iu përgjigj me heshtje pyetjeve të prokurorisë për përgjimet.

Bisedat e përgjuara telefonike në të cilat Grabovci komunikonte me zyrtarë të lartë të shtetit dhe PDK-së në lidhje me punësimet sipas preferencave partiake u publikuan vjet .
Pas publikimit të përgjimeve Grabovci dha dorëheqje nga pozita e shefit të grupit parlamentar të PDK-së.

Back to top button