BQK: Dërgesat e mërgatës për muajin mars arritën në mbi 112 milionë euro

Mbi 112 milionë euro është vlera dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin mars 2024.

Këtë e ka bërë të ditur Banka Qendrore e Kosovës (BQK) përmes një komunikate për media.

“Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për këtë periudhë, të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera totale e tyre për tre muaj, sipas vlerësimeve, ka arritur në 284.07 milionë euro”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje bëhet e ditur se sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jo- bankare me pjesëmarrje prej 64.46 për qind, pasuar nga kanalet tjera me 23.34 për qind dhe bankat me 15.20 për qind.

“Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja tregon se deri në këtë muaj vlera e tyre ishte 314.83 milionë euro, duke shënuar rritje prej 2.11 milionë euro krahasuar me shkurtin e 2024-së. Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.87 miliardë euro, e cila përfaqëson rritje për 74.14 milionë euro. Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit mars 2024 janë rritur për 9.26 milionë euro, duke arritur vlerën e 564.49 milionë eurove”, përfundon komunikata./21Media

Back to top button