Ahmeti: Me shitjen e veturës së Mustafës u realizua një premtim simbolik

Ahmeti ka komentuar shitjen e veturës së ish-kryetarit të komunës, Isa Mustafa

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke komentuar shitjen e veturës së ish-kryetarit të komunës, Isa Mustafa, ka thënë se kjo le të jetë mesazh që vetura të tilla të mos blehen më, së paku jo me para publike.

Ahmeti tha se sot u shit edhe Audi Q7. Sipas tij, një premtim simbolik më në fund u realizua.

“Simbolik sepse si përqindje e buxhetit nuk është e madhe. Por simbolik sepse një veturë e shtrenjtë përfaqësonte çdo gjë që nuk na duhet në sektorin publik. E shtrenjtë, me xhama të zi për tu barikaduar dhe me 26 litra shpenzime. Në mënyrë simbolike paratë nga shitja do ti përdorim për me të rrezikuarit e komunës tonë” theksoi Ahmeti.

Ahemti tha se le të jetë edhe mesazh që makina të tilla të mos blehen më, sipas tij së paku jo me para publike.

“Le të jetë edhe mesazh për destinimin e buxhetit në të gjitha komunat e institucionet.” ka shkruar Ahmeti./21Media

Back to top button