Akademia e Shkencave ngushëllon Nexhat Dacin
Djali i akademik Dacit ka vdekur sot
Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës i ka shprehur ngushëllime kryetarit të këtij institucioni, Nexhat Dacit për vdekjen e djalit Arian Daci.
“I nderuar Kryetar Daci,
me dhembje të thellë e morëm lajmin për vdekjen e rëndë dhe tragjike të djalit tuaj Arianit!
Në emër të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta juve dhe mbarë familjes për këtë humbje të madhe!”, thuhet në telegramin e ASHAK.
Zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci vdiq sot si pasojë e rënies se një orteku në Brezovicë./21Media