AKP e dënon me 1.3 milion euro Ramiz Kelmendin

Kelmendi është dënuar për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve financiare

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe biznesmeni, Ramiz Kelmendi, është dënuar me 1.3 milion euro për nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Këtë e ka konfrimuar për Kallxo.com vet deputeti Kelmendi. Sipas një njoftimi të AKP-së, Kelmendi është dënuar për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve financiare.

“(AKP) Mori vendim lidhur me Ndërmarrjen e Re Famipa me të cilin blerësit i janë shqiptuar ndëshkime financiare me mbi 1,300,000 € për mos përmbushje të detyrimeve kontraktuale”, thuhet në njoftimin e AKP-së pas mbledhjes së bordit të drejtorëve./Kallxo

Back to top button