Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, autobusi del nga rruga
Nuk ka të lënduar
Një aksident komunikacioni ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Lluzhan.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
Nga ky aksident nuk ka persona të lënduar.
“Rreth orës 21:00, në fshatin Lluzhan, në magjistralen Prishtinë-Podujevë, një autobus (një pjesë e tij) ka dal nga rruga”, ka konfirmuar Krasniqi.
Ndërsa sot autobusi në fjalë është duke u larguar nga rruga, rtv21.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes./21Media