Aksident trafiku, vdes këmbësorja

Një këmbësore ka humbur jetën në një aksident trafiku

Këmbësorja 37 vjeç është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në fshatin Llugaxhi, pas plagëve të marra ajo ka ndërruar jetë.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në fshatin Llugaxhi te Lipjanit. Në aksident kanë qenë te përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit këmbësorja Sh.H. (femër 37 vjeç) ka humbur jetën.  Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor”, deklaroi Ahmeti.

Me këtë rast po merren njësitet përkatëse./21Media

Back to top button