Aktori Alec Baldwin vrau një grua gjatë xhirimeve të filmit

Një grua ka vdekur dhe një burrë është plagosur pasi aktori Alec Baldwin qëlloi me armë gjatë xhirimit të një filmi.
Gruaja, Halyna Hutchins, u dërgua në spital me helikopter, por vdiq nga plagët e saj. Burri, drejtori Joel Souza, është duke marr tretman mjekësor, transmeton rtv21.tv.
Një zëdhënës i Baldwin tha për agjencinë e lajmeve AP se incidenti përfshinte shkrepjen e gabuar të një arme.
Policia është ende duke hetuar incidentin dhe nuk është ngritur asnjë akuzë.
Në një deklaratë, Shoqata Ndërkombëtare e Kinematografëve tha se vdekja e zonjës Hutchins ishte “lajm shkatërrues” dhe “një humbje e tmerrshme”.
Baldwin ka luajtur në role të shumta televizive dhe filmike që nga vitet 1980.
Incidente të tilla si të shtënat fatale të së enjtes janë jashtëzakonisht të rralla, por jo të padëgjuara.
Armët e vërteta të zjarrit përdoren shpesh në xhirime dhe nuk janë të mbushura, por krijojnë një blic dhe një zhurmë pa shkarkuar një predhë.
Në vitin 1993, Brandon Lee djali 28-vjeçar i yllit të ndjerë të arteve marciale Bruce Lee vdiq në xhirime pasi u qëllua aksidentalisht me një armë gjatë xhirimit të një skene./21Media

Back to top button