Ankime

Poezi nga poeti i njohur shqiptar
Dritëro Agolli (1931-2017) ishte poet shumë i njohur, shkrimtar, publicist, veprimtar shoqeror, anëtar i Akademise se Shkencave të Shqiperise.
Ne vitet 1973 – 1992, ai ishte kryetar e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ai është një nga figurat qendrore të poezisë shqipe dhe një nga përfaqesuesit më të rëndesishëm të “brezit te viteve 1960”.
Kritik ndaj frymës tradicionaliste dhe patriotizmit retorik, Dritëro Agolli kishte sjellur në poezi ndjeshmëri e figuracion të ri, duke e përtërirë sistemin e vjershërimit shqip. Ai ishte prurësi i poezisë së “unit” të fortë.
Vepra më e rëndësishme idealizuese është poema “Nënë Shqipëri”. Gjatë rrugë krijuese mëse gjysmëshekullore, Dritëro Agolli ishte poeti i dhimbjes njerëzore dhe i filozofisë jetësore. I vëmendshëm ndaj dramave të mëdha të popullit, ai ishte bërë njëheresh poeti i dhimbjes vetjake të njeriut./21Media
ANKIME

Ankime nga miqte, ankime nga rruga
Ankime nga gruaja ime
Veriu fshikullon, ngre pluhurin rruga
Ankime, ankime, ankimeAnkime ne leter, ankime ne gjelle
Ankime ne lopet ne fushe.
U cmenda! Do te iki te fshihem ne shpelle
Te fle pa ankime me nje ujk a arushe…
Back to top button