Apostolova viziton qendrën kryesore të votimit në Prishtinë

Për të parë nga afër mbarëvajtjen e zgjedhjeve, Apostolova do t’i vizitojë disa qendra votimesh

Shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova vizitën e saj e filloi në qendrën kryesore të votimit në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë.

Apostolova ftoi qytetarët që sa më masivisht të dalin në votime dhe siç tha jo vetëm të votojnë por ta dinë se kujt po ia japin votën. Ajo ka pyetur në tri vendvotime se si po rrjedh procesi i votimit dhe a është shënuar ndonjë parregullsi.

Gjatë ditës pritet që Apostolova të vizitojë edhe qendrën e votimit në Skenderaj, Graçanicë dhe Gjakovë./21Media

Back to top button