Arrestohet i kërkuar për falsifikim parash

Do ta vuajë dënimin prej 15 muajsh

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të kërkuar i cili me urdhëresë të Gjykatës do të dërgohet në vuajtje të dënimit.

Sipas policisë shtetasi I.S i lindur në vitin 1981 ishte dënuar nga Gjykata Themelore Pejë, për shkak se ka kryer veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Ai do ta vuajë dënimin prej 15 muajsh në Burgun e Dubravës./21Media

Back to top button