Arrestohet pasi hapi lokalin në Prizren
Nuk e respektoi vendimin e Qeverisë
Policia e Kosovës dje rreth orës 23:30 ka arrestuar një person në Prizren pasi që kishte hapur lokalin dhe kishte filluar të punonte.
”Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” ka njoftuar policia.
Theksojmë se, pjesë e masave të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit është edhe mbyllja e lokaleve. /21Media