“Arsyeja pse SHBA e përkrah Ushtrinë e Kosovës”

Këtë javë i ftuar në emisionin Argument Plus ishte kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti

Duke folur për shndërrimin e FSK-së në ushtri të Kosovës dhe skepticizmin e Evropës për këtë gjë, Kurti tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ato që kanë njohur pavarësinë e Kosovës me këta kufij aktual, dhe natyrisht që e mbështesin transformimin e mëtejmë të Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt bërjes së saj në ushtri e forcë të armatosur, shkruan rtv21.tv.

Sipas tij SHBA-të janë të interesuara që sa më shumë aleatë e partnerë të tyre të mos varen nga SHBA-të për mbrojtje e vetëmbrojtje, por t’i ndërtojnë kapacitetet e tyre./21Media

Back to top button