Artistë e politikanë në mbështetje të Adriana Matoshit

Artistja shqiptare, Adriana Matoshi kohë më parë kishte folur rreth sfidës së saj me përballjen e sëmundjes së rëndë, tumorit në hipofizë. Sot, ajo njoftoi se sëmundja i është rikthyer prapë.
Pas këtij njoftimi, shërim të shpejt Adrianës përmes rrjeteve sociale veç fansave i uruan edhe emrat e njohur të skenës, por që nuk munguan edhe politikanët.



Artistja sot gjithashtu bëri të ditur se të mërkurën do t’i nënshtrohet operacionit.
“Te merkuren duhna prap me u perballe mes jetes edhe vdekjes, ama e di qe rrugetimi jem ka me vazhdu se osht shume i gjate. Kom shume qytete t’botes pa i pa, shume skena te filmit pa shkele, shume role pa lujt, i kom fmite qe duhna me i bo t’zot e vetes…”, shtoi tutje Adriana./21Media

Back to top button