Billie Eilish ndalon shfaqjen në Londër për sigurinë e tifozëve

Billie Eilish ndaloi shkurtimisht shfaqjen e saj në arenën O2 të Londrës të shtunën, pasi disa fansa u përballën me vështirësi në temperaturat e larta.
“A jeni të gjithë mirë. Njerëzve u ra të fikët dhe po nxirreshin jashtë. Është vapë, e di”, ka thënë ajo.
Pasi fansat nuk e përballonin këtë ajo e ndërpreu muzikën derisa presioni para skenës u lehtësua.
“Bëni një hap prapa, jepini të gjithëve pak hapësirë. Nëse dikush duket pak i turbullt, thjesht thuaj dikujt”, tha Eilish.
Më herët, Eilish kishte kërkuar nga ekipi i sigurisë O2 që të shpërndante ujë për audiencën.
Nuk është hera e parë që këngëtarja ndalon një koncert për të parë fansat e saj.
Në shkurt, ajo ndërpreu shfaqjen e saj të turneut “Më e lumtur se kurrë” në Atlanta pasi vuri re dikë që po përpiqej të merrte frymë dhe refuzoi të vazhdonte derisa të mund të përdornin një inhalator./21Media

Back to top button