Ushtria e Kosovës pritet të votohet më 14 dhjetor

Ushtria e Kosovës pritet të votohet më 14 dhjetor

Ish-ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka reaguar ndaj deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se transformimi i FSK-së në ushtri nuk është duke ndodhur në kohën e duhur dhe është në kundërshtim me perspektivën euro-atlatnike.

“Pajtohem plotësisht me mikun tim Serwer, pse nuk duhet të ketë ushtri një vend i pavarur? Nuk është kundër askujt (ushtria) dhe është multi etnike, nëse Beogradi nuk do të bënte presion te serbët që të mos bashkohen me të. Dhe sigurisht jo një njësi e UÇK-së që duhet çarmatosur, turp për ju znj. Brnabic dhe për luftë nxitjen nga ana juaj”, ka shkruar Bosch.

Kryeministri Ramush Haradinaj dje ka zhvilluar një bisedë telefonike me Stoltenberg-un, të cilit i ka konfirmuar se ushtria e Kosovës votohet më 14 dhjetor.

Kundër qëndrimit të NATO-s ishte edhe eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer.