Buja: Qeveria duhet të shkojë në shtëpi

Buja: Unë e përkrah mocionin, kjo Qeveri duhet të shkojë në shtëpi

Ish- kryetari i Komunës së Lipjanit, njëherësh dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Shukri Buja thotë se do ta përkrahë mocionin e iniciuar nga opozita për rrëzimin e Qeverisë.

Ai në një intervistë për KP ka thënë  se  kryeministri Isa Mustafa duhet të shkojë tashmë në pension. Ndërsa sipas Bujës kjo Qeveri duhet të shkojë në shtëpi, pasi që nuk arriti t’i përmbyll proceset e mëdha për vendin.

“E përkrah mocionin për rrëzimin e Qeverisë, sepse kam qenë bukur gjatë kohë me vërejtje me kritika për këtë Qeveri e cila nuk po funksionin si duhet.. Unë jam për rrëzimin e Qeverisë, për shkak të lëshimeve të mëdha që ka bërë kjo Qeveri. I pari lëshim i z. Mustafa ka qenë nënshkrimi i marrëveshjes për Asociacionin, që Gjykata Kushtetuese i ka dhënë vërejtje në 12 çështje, të cilat janë në këtë nënshkrim që janë antikushtetuese. Pastaj është çështja e Demarkacionit, e cila po stërzgjatet dhe po dëmtohen qytetarët e Kosovës me liberalizim të vizave”, tha ai.

Shukri Buja konfirmon se do të ri-kandidojë për kryetar të Lipjanit në zgjedhjet e ardhshme. Pasi që siç thotë ai për këtë ka vendosur dega e PDK-së në Lipjan, ndonëse siç thotë nuk ka dashur që të kandidojë edhe njëherë.

Ndërsa sa i përket aktakuzës së ngritur ndaj tij, për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit, Buja thotë se ngritja e aktakuzave është bërë modë tashmë. Për rastin e tij ai thotë se është bërë me inicime politike, pasi që dikujt po i pengon kandidimi i tij në Lipjan.

Back to top button