Çmimet e importit shënojnë ngritje

Ngritja më e madhe ishte te produktet bimore 6.7%, metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë 3.7%

Çmimet e importit në Kosovë shënuan ngritje prej 0.8% në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me tremujorin paraprak. Në raportin më të ri të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) thuhet se ngritje gjatë këtij tremujori ka pasur edhe te

këpucët 2.2%, tekstili dhe artikujt e tij 2.0%, shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve 1.3%, produktet minerale 1.1%, letrat dhe artikujt e saj 0.9%, plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre 0.6%, artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani 0.5% dhe artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe qelqit 0.5%.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te lëkura dhe artikujt e saj -7.3%, artikujt e ndryshëm të prodhuar -2.8%, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike -1.6%, instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës -1.5%, vajrat ushqyese -1.3%, produktet e industrive kimike -0.2%, druri dhe artikujt e drurit -0.1% dhe mjetet e transportit -0.1%.

Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2016, çmimet e importit në Kosovë u ngritën mesatarisht 3.9%, ku ngritja më e madhe u shënua te produktet bimore me 18.6%.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te lëkura dhe artikujt e saj -3.5%, letra dhe artikujt e saj -3.3%, këpucët -2.9%, artikujt e ndryshëm të prodhuar -2.3%, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike -2.2%, produktet e industrive kimike -0.9% dhe mjetet e transportit -0.7%.

Back to top button