Daka tregon se si do të rrjedhë procesi i votimit në Veri

Daka ka deklaruar se nuk do të këtë ndonjë dallim prej pjesës tjetër të vendit

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka treguar se procesi i votimit në veri do të rrjedhë si në gjithë vendin. “Procesi do të jetë i njëjtë si në gjithë pjesën tjetër të Kosovës, pra votat do të hidhen në kuti dhe pastaj do të numërohen në vendvotime dhe do të dërgohen pastaj në komisionin komunal dhe pastaj në Fushë Kosovë në qendrën e numërimit të rezultateve. Pra nuk ka ndonjë dallim prej pjesës tjetër.”, ka thënë Daka për RTV21.

Sa i përket numrit të vëzhguesve ajo ka dekalruar se KQZ nuk e determinon numrin e vëzhguesve. “Fakti të them që subjeket politike nuk kanë besim e kushtëzon gjithë këtë proces dhe nuk kanë besim tek komisionerët e tyre prandaj edhe e dërgojnë gjithë këtë numër të madh të vëzhguesve.”, ka thënë Daka.

Po ashtu ajo ka shtuar se rezutatet e para do të dalin nga ora 8:00 e mbrëmjës/21Media

Back to top button